Vendosni fjalën kyçe....

Kërcënohet me jetë qytetari që filmoi banorin e Urës Vajgurore duke iu ankuar Blendi Klosit (Video)


Qytetari që filmoi takimin e kandidatit për deputet në Qarkun e Beratit, Blendi Klosi, me banorët e Urës Vajgurore është kërcënuar me jetë.

Xhimi Gjishti ka denoncuar se është kërcënuar me jetë pas publikimit të videos së takimit, ku një banor i fshatit Drenovicë i tha ministrit Klosi se nuk kishte sy e faqe të kërkonte vota pasi nuk kanë bërë asgjë gjatë mandatit të tyre, shkruan BW.

Qytetari në fjalë thotë se ai dhe familja e tij janë kërcënuar në telefon nga shumë persona.

Ai ka deklaruar se ka frikë për vetën dhe familjen, por edhe se mos dikush i dëmton prodhimin në sera dhe tokat bujqësore.

Gjishti deklaron se ka frikë të denoncojë në polici, pasi nuk ka besim tek askush.

“Unë thjesht një fshatar dhe filmova për qejfin tim, për punën që s’jemi të kënaqur me pushtetin, filmova dhe e hodha videon. Tani më kërcënojnë, më thonë pse e hedh videon pa dijeninë tonë. Më kanë marrë në telefon me numër të fshehtë dhe më kanë fyer e ofenduar. Në telefon më kanë bërë sharje, por kërcënime jo, se e kam mbyllur telefonin. Kam frikë për serat, se kam disa sera. Filmova se jemi të pakënaqur, një fshatar i joni foli për të drejtat e tij dhe unë e filmova. Ai foli për të tëra, investimet, ne s’kemi parë asgjë nga shteti. Ne jemi tetë anëtarë në familje dhe dua të mos kërcënohen e preken ata. Kur po filmoja vetë Blendi Klosi më tha ‘pse filmon, boll se ke shumë kohë që filmon’. I thashë çfarë problemi ke, unë do të filmoj.” – thotë Gjishti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *