Kreu i Kuvendit i ka bërë thirrje Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do ketë paqe derisa të pranojë krimet e luftës ndaj shqiptarëve.
Konjufca e bëri deklaratën gjatë një vizite në Skënderaj.
“Serbia është ajo e cila është e mbushur me varre masive të shqiptarëve, Serbia është e mbushur me trupat e shqiptarëve qe i fsheh dhe ky është krim i shumëfishtë, duke nisur nga rrëmbimi i trupave dhe fshehja e tyre. Nuk ka paqe pa e pranuar krimin Serbia, dhe pa e pranuar Kosovën tonë” – tha Konjufca.