Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi publikon videomesazhin: Më 25 prill shqiptarët do zgjedhin të rrëzojnë fasadat


Kryetarja e LSI-së ka publikuar një videomesazh ku thekson se më 25 prill shqiptarët do vendosin rrëzimin e fasadave.

Kryemadhi thekson se në Peqin, rilindja ka sjellë propagandë e jo zhvillim, propagandë për të mashtruar qytetarët, që do vendosin ta rrëzojnë në zgjedhjet e pas tre javëve.

“Në 25 prill qytetarët e Shqipërisë do të zgjedhin rrëzimin e fasadave. Në Peqinin me shumë halle, Rilindja ka sjellë propagandë dhe jo prosperitet. Harxhimet për postera si tentativë që ti hedhin hi syve qytetarëve, do të kishin lehtësuar dhimbjet e shumë familjeve në qarkun e Elbasanit, të cilat vuajnë pasojat e ekonomisë së dobët familjare. Në 25 prill qytetarët e Shqipërisë do të zgjedhin rrëzimin e fasadave. Në 25 prill Shqipëria voton nr. 6 LSI, për një qeverisje që kujdeset për secilin banor të vendit, shtëpisë së madhe të gjithë shqiptarëve.” – thuhet në mesazhin që shoqëron videon e Kryemadhit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *