Vendosni fjalën kyçe....

Meta në seancën e dhurimit të gjakut: Falenderim për të gjithë të huajt që solidarizohen në kauzën tonë


Presidenti Ilir Meta, ishte sot i pranishëm në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Laprakë, për të ndjekur nga afër seancën e radhës të dhurimit vullnetar të gjakut të organizuar nga një grup të rinjsh italianë, që jetojnë në Shqipëri.

Në kuadër të nismës së ndërmarrë prej tij, “Aleanca për Dhurimin e Gjakut”, Meta zhvilloi një bashkëbisedim me të italianë së bashku me dy pastorët, që udhëheqin veprimtarinë e tyre disavjeçare fetare.

Siç thotë presidenti Meta, ata i shprehën atij dëshirën që në bashkëpunim edhe me të rinj të tjerë italianë dhe shtetas të huaj, të vazhdojnë të japin ndihmesën e tyre për rritjen e ndërgjegjësimit në Shqipëri për dhurimin e gjakut.

 “Dëshiroj të falënderoj grupin vullnetar të besimtarëve protestantë të Kishës ‘Sabaoth’ në Tiranë, pastorët si dhe të gjithë të rejat e të rinjtë italianë, për solidaritetin e tyre të shkëlqyer frymëzues me kauzën fisnik e humane të dhurimit të gjakut, për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve kronikë në vendin tonë, të cilët kanë nevojë jetike për gjak.

Falenderim e mirënjohje për të gjithë të huajt, që në nderim të mikpritjes sonë tradicionale, i bashkohen kauzës humane të dhurimit të gjakut.

 ‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë, nuk do ndalet deri në përmbushje të misionit të saj fisnik e human.” – deklaroi presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *