Plas peshku në bregdetin rus, njerëzit mbledhin harengën me duar teksa mijëra syresh ngecin në rërë (Videot)


Pamje të rralla janë shfaqur në rrjetet sociale ku tregohet bregdeti i ishullit rus Sakhalin në Oqeanin Paqësor i mbuluar me peshq.

Pasi ekologët thanë se peshqit janë të sigurt për t’u ngrënë, peshkatarët e entuziazmuar nxituan në bregun e detit për peshkimin më të lehtë në jetën e tyre.

Videot e harengës së Paqësorit që mbulojnë vijën bregdetare jug-perëndimore të Sakhalinit u postuan në internet të dielën.

Ekologu vendas Dmitry Lisitsyn, i cili postoi disa nga videot, tha se larg nga të qenit një katastrofë ekologjike, kjo është një shenjë pozitive. Peshqit e njohur si harengë në Kaliforni, janë në sezonin e pjelljes dhe ka aq shumë saqë disa prej tyre ngecin në bregdet.

“Është normale dhe në këtë rast tregon se popullsia e harengës në Sakhalin dhe Hokkaido ka filluar të rikuperohet pas një rënieje 70-vjeçare,” tha Lisitsyn. Ai shtoi se peshqit janë të sigurt për konsum nga njerëzit dhe kafshët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *