Vendosni fjalën kyçe....

Protestë kundër kufizimeve Covid-19 në Zvicër, të rinjtë përleshen me policinë (Video)


Policia përdori plumba gome kundër protestuesve që hodhën shishe dhe kokteje Molotov në qytetin verilindor të Zvicrës, St Gallen gjatë fundjavës. Më shumë se 30 njerëz u ndaluan përkohësisht të hynin në qytet.

Trazirat shpërthyen pasi rreth 1000 të rinj u mblodhën në sheshin Roter Platz në qendër të qytetit. Turma e trazuar sulmoi policinë duke hedhur shishe, fishekzjarre dhe gurë. Oficerët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Policia tha se protestuesit thyen një stacion autobusi, u vunë flakën makinave dhe hodhën koktej Molotov drejt oficerëve. Shefi i Policisë së Shën Gallenit, Ralph Hurni u tha gazetarëve se dy persona u plagosën dhe 21 u arrestuan. Ai shtoi se 33 persona që erdhën nga qytete të tjera u ndaluan përkohësisht të ktheheshin në St Gallen.

Zyrtarët dhe media lidhën trazirat e së shtunës dhe një shqetësim të ngjashëm publik javën e kaluar me zhgënjimin në rritje me kufizimet e Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *