Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria Kurti ashpërson masat kundër Covid-19, çfarë pritet të vendoset sot


Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë, qeveria e re e Kosovës pritet të shtrëngojë masat anti-Covid në vend. Shkak për këtë është numri i lartë i viktimave dhe rasteve të reja që raporton prej ditësh Prishtina zyrtare.

Ndër masat që pritet të merren janë ndalimi i qarkullimit të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveçse në raste urgjente, kur qarkullii do lejohet, shkruan Lajmi.

 – Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato             universitare nga 6 deri më 18 prill.

 – Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më      së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

 – Mbyllen qendrat tregtare nga 6 deri më 18 prill.

 – Shërbimet e gastronomisë mbyllën, lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “Take aëay”

 – Transporti publik lejohet të punojnë me 50% të kapacitetit.

– Mbyllen palestrat, lejohen vetëm në ambiente të hapura.

-Mbajtja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën është obligative, në të gjitha rastet përveç:

-Gjatë ngasjes së automjetit vetëm apo me anëtarët e ngushtë të familjes;

-Gjatë vrapit dhe çiklimit;

-Gjatë ecjeve jashtë zonave të banuara dhe jo në grupe me më shumë se 4 persona të të njëjtës familje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *