Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot përsëri tubimet e kryedemokratit Lulzim Basha, të cilat kanë një pjesëmarrje të lartë nga njerëzit.
Rama theksoi para gazetarëve se deklaratat e tij për takimet elektorale të kreut të PD-së nuk janë shprehje xhelozie për të mbledhur turma njerëzish.
Sipas tij, kjo nuk është sjellja që duhet të ketë një lider politik, i çfarëdo force politike.
“Unë e kam përsëritur këtë çdo ditë, që për fat të keq ka njerëz të cilëve u duket kjo si politikë apo ka edhe më keq akoma që mendojnë se është shprehje xhelozie për turma, nuk ka diskutim që çdo parti politike e aq më shumë një parti si e jona mbund të mbledhë njerëz masivisht por kjo është papërgjegjshmëri në kushtet kur vaksnimi vërtet është armë fatale kundër armikut të padukshëm, por kur nuk shoqërohet me distancimin social e nëse paralelisht nuk bëjmë të dyja bashkë, vështirësojmë punën tone. Aq më tepër që janë aty para syve tanë shembuj të vendeve të tjera kur për marshime elektorale janë humbur jetë njerëzish e janë plagosur shumë marshues.
Nuk është kjo sjellja që duhet të ketë lidershipi politik i cilësdo forcë politike që pretendon të ketë një vend e zë në tryezën e vendimmarrjes së vendit.”- tha kryeministri.