Vendosni fjalën kyçe....

Rama poston foton: Më 25 prill Shqipëria do votojë vaksinimin e rindërtimin, jo infektimin e rishkatërrimin


Kryeministri Rama shkruan se më 25 prill Shqipëria do votojë për vaksinimin dhe jo për infektimin.

Ai ka publikuar një foto të takimeve të tij dhe një të takimeve të Bashës ndërsa shton se shqiptarët do zgjedhin rindërtimin e jo rishkatërrimin, forcimin e ligjit e jo rikthimin e paligjshmërisë.

“Në 25 prill Shqipëria do të votojë për Vaksinimin, jo për Infektimin; për Rindërtimin jo për Rishkatërrimin; për forcimin e Ligjshmërisë e rritjen e Ekonomisë, jo për rikthimin e Paligjshmërisë e të Çorodisë! *Qendra e Vaksinimit Pogradec dhe epiqendra e Infektimit Malësi e Madhe”, shkruan Rama në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *