Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:25 në një ambient që ka shërbyer më parë si dyqan.
Godina ishte në pronësi të shtetasit Arjan Aliço.
“Sot rreth orës 03:25, në lagjen ‘Skënder Libohova’ Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar vetëm qepeni i këtij ambienti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.