Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: SPAK të hetojë Ramën, Veliajn dhe Agaçin për dëmshpërblimin ndaj Bechetit


Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim kërkoi hetim për kryeministrin Edi Rama, kreun e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha sot se ‘Shqipëria dhe shqiptarët janë dënuar si kurrë ndonjëherë për shkak të kryeministrit të tyre dhe janë detyruar të paguajnë më shumë se 120 milionë euro biznesmenit italian, Becheti, vetëm e vetëm për faj të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe Engjëll Agaçit’.

“Ky është dënimi më i madh që njeh hisotira e Shqipërisë dhe që është dhënë nga arbitrazhi ndërkombëtar, apo ndonjë gjykatë tjetër ndaj Shqipërisë dhe shqiptarët dënohen jo për faj të tyre, por për faj të kryeministrit të tyre. Kryeministër, i cili shpërdoron ligjet e shtetit, i shkel dhe i dhunon këto ligje dhe kërkon që nëpërmjet arbitraritetit të pushtetit të tij të mbyllë gojën e medias, sepse e vërteta i dhemb dhe e tmerron Edi Ramën dhe kjo e vërtetë nuk duhet të dalë kurrë sipas tij.
E kundërta është ajo që shqiptarët kanë kërkuar dhe kërkojnë. Shqiptarët kërkojnë të vërtetat të jenë në shesh dhe të kenë mundësinë të kontrollojnë e të mësojnë se çfarë bën dhe si i përdor qeveria e tyre paratë e tyre.

Është e qartë që të tre këto personazhe, Edi Rama në krye, udhëzues, frymëzues dhe ekzekutues, Erion Veliaj dhe Engjëll Agaçi janë qartësuar edhe në vendimin e Gjykatës ndërkombëtare si tre shtyllat ku bazohet dënimi, i cili dënon shqiptarët me 120 milionë euro në kohët shumë të vështira të pandemisë, në kohët pas tërmetit, por që do ishte një dënim shumë i rëndë, i tmerrshëm dhe i pamerituar në çdo kohë”, deklaroi Vasili.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *