Vendosni fjalën kyçe....

Xhelal Mziu: 20 milionë lekë shpenzim në Dibër për një godinë tregtare që nuk funksionon


Xhelal Mziu i cili është drejtuesi politik i Qarkut të Dibrës, ishte sot në tregun e frutave perimeve, prodhimeve bio të zonës por të cilat shiten në kushte skandaloze, mes baltës dhe pluhurit.

Mziu dëgjoi ankesat dhe shqetësimet e tregtarëve, që thonë se shteti nuk ka investuar për një treg sipas kushteve të përshtatshme higjienike.

“Kanë lyer me gëlqere një ndërtesë dhe kanë harxhuar 20 milionë lek e cila nuk ka funksionuar asnjë ditë si treg.”– është shprehur njëri prej tyre.

Një tjetër tregtar u ankua se një markatë të vetme që ekzistonte, e mbyllën. Mziu gjithashtu foli për markatën e mbyllur, duke akuzuar bashkinë se ka shpenzuar miliona para më kot. Kur nuk plotësohet asnjë kusht për t’u siguruar tregtarëve një vend të përshtatshëm dhe për klientët që t’u blejnë atyre produktet, që më pas u kalben.

“Mbylli tregun, mbylli markatën, mbylli thertoren dhe sot tregtohet në rrugë, apo edhe më keq tregtarët nuk vijnë në një treg ‘rrugë’ ku nuk mund të blihet. Pak kohë më parë bashkia ka investuar rreth 20 milionë lekë në një ndërtesë vetëm për ta lyer me gëlqere, por pa plotësuar asnjë kusht për të tregtuar në të.

Kjo situatë ku mungon tregu, mungojnë pikat e grombillimit, mungojnë frigoriferët, mungon shteti, fermerët kanë marrë masa ekstreme duke i prerë pemët, pasi prodhimet kalben dhe hidhen përrenjve.”-tha Xhelal Mziu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *