Policia në Frederick, Maryland, ka deklaruar se të paktën tre persona kanë humbur jetën nga të shtënat.
Raportet e të shtënave erdhën të martën në mëngjes duke deklaruar se oficerët ishin dërguar në ‘disa skena’.
Një ekip SWAT thuhet se është vendosur në zonë dhe Zyra e Sherifit të Qarkut Frederick u tha mediave lokale se bëhej fjalë për disa viktima.
Pak më vonë, Policia e Frederick konfirmoi se nga të shtënat kishin mbetur të vdekur tre persona.
Hetimet kanë nisur menjëherë ndërsa dyshohet se një nga autorët e ngjarjes është në arrati.