Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Programi i PD-së është hartuar nga 500 ekspertë për një periudhë 2 vjeçare


Kreu i opozitës Lulzim Basha në një intervistë në emisionin “Përballë” deklaroi se programi i PD-së është hartuar në bashkëpunim me 500 ekspertë.

Basha theksoi se programi financiar është hartuar prej më shumë se 3-4 vjet.

Më tej kryedemokrati shpjegoi disa nga shtyllat kryesore që përmban programi.

Programi ynë është një program i cili është hartuar në bashkëpunim me mbi 500 ekspertë për një periudhë kohore prej më shumë se 2 vjetësh. Aspekte të veçanta siç është programi financiar madje kanë më shumë se 3-4 vjet që janë hartuar. Kanë kohë mjaftueshëm madje që edhe të kopjohen pa u kuptuar nga pala kundërshtare që është natyrisht forma më e lartë e komplimentit dhe e miklimit dhe e vlerësimit për programin tonë, por mbi të gjitha është një program i konsultuar me Aleancën për Ndryshim. Partia Demokratike vjen me një program propozimesh, planesh, të cilat janë të përllogaritura për të dhënë impaktin maksimal në synimin tonë, në objektivin tonë madhor që është mirëqenia e shqiptarëve, që është rritja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe dalja nga cikli i krizës ekonomike 8-vjeçare ku e ka futur vendin keqqeverisja e Edi Ramës.”- theksoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *