Vendosni fjalën kyçe....

Heqja e pasaportave diplomatike të kombëtares, Meta: Vendim i pabesë e hakmarrje primitive e Ramës


Vendim të pabesë e hakmarrje primitive e ka cilësuar presidenti Meta ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave diplomatike për kombëtaren e futbollit.

Në një reagim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se heqja e pasaportave për kombëtaren dhe lejimi i tyre për faqezinjtë që e kanë vendin jashtë Euripës është absurde.

Në fund Meta thekson se vendimi i qeverisë do përmbyset më 25 prill.

“Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin. Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë. Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese. Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar.” – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *