Komisioni i Apelimit e Sanksioneve ka hedhur poshtë kërkesën e PDIU-së për pë pasur numëruesin e katërt në tavolinën e numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit.
Pas vendimit të sotëm të KAS-it, numëruesi i katërt i mbetet LSI-së.
“Bazuar në analizën e fakteve dhe provave, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PDIU, ky vendim hy në fuqi menjëherë. Për këtë vendim në rast kontenstimesh mund të bëhet ankesë në Kolegjin Zgjedhor, brenda pesë ditëve.” – thuhet në vendimin e KAS-it.