Vendosni fjalën kyçe....

Najada Çomo ndryshon look në prag të zgjedhjeve, heq dorë nga ngjyrat e ndezura (FOTO)


Najada Çomo është një nga kandidatet më të komentuara të PS-së, për shkak se kandidimi i saj në zgjedhjet e 25 Prillit erdhi i papritur.

Çomo e cila përgjatë vitit që lamë pas ka qenë një ndër personazhet kryesore të luftës së qeverisë ndaj pandemisë, për shkak të pozicionit të saj si shefe e Spitalit Infektiv por edhe si një nga anëtaret e Komisionit Teknik të Ekspertëve, nuk pritej të futej në zgjedhje. Por pas një propozimi nga kryeministri Edi Rama, ajo nuk refuzoi.

Përgjatë vitit të kaluar, Çomon e ndiqnim pothuajse çdo ditë në ekranet televizive, herë si e ftuar e herë për të njoftuar masat e radhës, dhe e para gjë që vinim re tek ajo në pamjen e jashtme ishin flokët e kuqe.

Por në prag të zgjedhjeve, zonja Çomo ka ndryshuar look dhe tanimë nuk ka zgjedhur një ngjyrë të ndezur por i ka lyer flokët në ngjyrë kafe.

Dhe këtë ndryshim e bëri para se të shfaqej si e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” të Alketa Vejsiut.

Një nga vogëlushet në studio nuk e njohu zonjën Çomo dhe kjo e fundit me shaka bëri pyetje se mos nuk e njohin më as në spitalin ku punon.

Biseda në studio:

Noemy: Ku do vijë doktoreshë Najada?

Alketa Vejsiu: Doktoreshë Najda ja ku është zemër…

Noemy: Jo-jo-jo nuk është doktoreshë Najada, se është me flokë të kuqe, sepse unë vetë e pashë dje tek provat.

Alketa Vejsiu: Ti ke shumë të drejtë, por gratë i lyejnë flokët vazhdimisht dhe doktoreshë Najada i ka bërë flokët me një ngjyrë tjetër, ngjyrë lajthie…

Najada Çomo: Ishim dje në prova bashkë ne… Sa mbaruam provat, erdhi anija fluturuese për të shkuar tek ishulli i Piter Pan. Shkova, frynte një erë e madhe dhe para pak kohësh më solli anije fluturuese direkte këtu dhe unë nuk e di akoma si jam bërë. Ju mendoni se kam ndryshuar? Se mos nuk më pranojnë dhe aty të spitali kur të shkoj.

Pas programit dhe publikimit të fotove të zonjës Çomo me look-un e ri, kanë nisur të shpërndahen dhe memet e para në rrjet që shënjestrojnë qeverinë dhe kandidaten e PS-së që garon e dyta në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *