Vendosni fjalën kyçe....

Ndrenika-Budinës: Erdhe si zv.sekretar partie, e përqafove shpejt demokracinë e gjete pardesy të bardhë se kishe një golf të zi të palarë


Aktori Robert Ndrenika i është përgjigjur menjëherë kolegut të tij, regjisorit Edmond Budina, pas komenteve të këtij të fundit për përfshirjen e tij në spotin elektoral të PS-së.

Në një status në faqen e tij në Facebook, aktori shkruan se Budina në teatër është katapultuar si zv. Sekretar partie.

Po kështu me jo pak ironi, Ndrenika shkruan se Budina i përqafoi shpejt proceset demokratike dhe gjeti të vishte një pardesy të bardhë pasi deri në atë kohë mbante veshur një golf të zi e të palarë.

Më herët Budina tha se Ndrenika e Tinka Kurti mund të kenë pasur halle të mëdha

“Lavdi Perëndisë që jam ende gjallë…Ky Edmondi B…(udina) në teatër u katapultua zv sekretar partije dhe i thoshte org.bazë (çerdhja e gjarpërinjëve) kujdes nga Ndrenika se është reaksionar…por faleminderit se në stërvitje ushtarake më lejonte vetëm pushkë druri (që ishte shumë më e lehtë) po për “hir të s’vërtets” përqafoi shpejt proceset demokratike dhe se nga gjeti një pardesy të bardhë se deri në atë kohë mbante një golf leshi të zi dhe të pa larë !!!” – shkruan Ndrenika.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *