Policia e Tiranës ka vendosur në pranga dy persona, të cilët plagosën dy ditë më parë një 32-vjeçar.
Ngjarja ndodhi pranë një lokali në kryeqytet, tek ish-Stacioni i Trenit. I plagosuri ndodhet në spital.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3., bënë ndalimin e shtetasve G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, sepse me datë 04.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.”– njofton policia.