Vendosni fjalën kyçe....

“Sa hyn këtu brenda nuk ka më Covid”- darka sekrete dhe luksoze e zyrtarëve të lartë trondit Francën (VIDEO)


Policia franceze ka nisur një hetim lidhur me një darkë sekrete të elitës së Parisit dhe disa zyrtarëve të lartë, që u zbulua pas publikimit të një videoje në një kanal televiziv.

Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin urdhëroi nisjen e hetimit, duke thënë se mbledhje të tilla, duke shkelur rregullat e bllokimit të Covid, do të ishte “krejtësisht e papranueshme”.

Një kanal televiziv privat në Francë, “M6”, publikoi në faqen e tij në Twitter një pjesë të filmimeve, ku zyrtarët e lartë shfaqen duke ngrënë havjar e pirë shampanjë.

“Havjar, shampanjë, menu nga shefa të lartë dhe maskat nuk lejohen”– është diçitura që shoqëron videon, citon BBC.


Franca tani është në bllokimin e saj të tretë dhe kjo video padyshim ka tronditur autoritetet dhe publikun francez.

Një kamerier dëgjohet duke i thënë reporterit, i cili hiqej si mysafir se “njerëzit që vijnë këtu nuk mbajnë maska. Sapo të hyni këtu nuk do të ketë më Covid”.

Sipas këtij raporti, çmimet në menu fillonin nga me 160 euro dhe mund të kushtojë deri në 490 euro për person.

Dikush dëgjohet të thotë se të ftuarit paguanin 220 euro për kokë, dhe se disa puthën njëri-tjetrin faqe me faqe dhe u përqafuan, duke injoruar të gjitha rregullat e distancimit.

Një grua dëgjohet duke thënë se “këtë javë darkova në dy ose tre ristorante me disa ministra”. Videoja është bërë virale dhe njerëzit në Twitter e shoqërojnë me hashtagun #OnVeutLesNoms, që do të thotë “ne duam emrat”.

Organizatori i festës rrezikon një vit burg dhe 15,000 eurosh gjobë nëse shpallet fajtor për vënien e jetës së dikujt në rrezik dhe, çdo mysafir rrezikon një gjobë prej 135 euro për shkeljen e orarit dhe 135 euro për mos mbajtjen e maskës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *