Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 34 numri i viktimave nga përmbysja e një trageti në Bangladesh


Numri i të vdekurve nga përmbysja e tragetit të dielën në Bangladeshin qendror ka shkuar në 34, thanë zyrtarët lokalë.

“Pesë trupa të tjerë u gjetën në lumin Shitalakkhya afër kryeqytetit Daka të martën, ndërsa dy të tjerë u gjetën të hënënm.” – i tha Agjencisë Anadolu, Abdullah Al Arefin, zv.ndihmës drejtori i Shërbimit të Zjarrit dhe Mbrojtjes Civile.

Më parë, 27 trupa u gjetën të hënën vonë përpara se operacioni i shpëtimit të mbyllej për të ditë.

“Ne nxorrëm 34 trupa ndëra nga udhëtarët e regjistruar zyrtarisht, 20 kanë arritur të mbijetojnë. Megjithëse kemi përfunduar operacionin e shpëtimit, ne jemi ende duke u përpjekur të mbledhim informacion për të parë nëse ka njerëz të zhdukur.” – shtoi ai.

Trageti ‘ML Sabit Al Hasan’ u përmbys me më shumë se 50 persona në bord pasi u përplas me një anije transporti në lumin Shitalakshya, të dielën në mbrëmje.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth 30 kilometra nga kryeqyteti i vendit, Daka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *