Vendosni fjalën kyçe....

51 viktima dhe 1302 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 51 viktima dhe 1.302 raste të tjera të COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 137.728, ndërsa numri i vdekjeve në 4.072.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 626 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në 111.765 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 651.997 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.438 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 21.891.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *