Vendosni fjalën kyçe....

Albana Vokshi padit në SPAK kryeministrin Rama, Veliajn, Manastirliun dhe Manjën: “Asfalti elektoral është krim zgjedhor”


Partia Demokratike gjatë javëve të fundit ka denoncuar vazhdimisht se në disa rrugë të njësisë 9 por dhe në njësi të tjera, është hedhur “asfalt elektoral”.

Kodi Zgjedhor i ndalon punime të tilla gjatë fushatës dhe për këtë arsye, ato kryhen pa tabela dhe natën.

Kandidatja për deputete e PD-së Albana Vokshi dhe banorë të zonës thonë se përgjegjës për këtë situatë si në njësinë 9 edhe në njësinë 11 janë kandidatët e PS-së Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja si dhe drejtuesit politikë Edi Rama dhe Erion Veliaj që mbështesin dhe nxisin një politikë të tillë mashtruese për qytetarët.

“Ky është një krim elektoral”– tha Albana Vokshi e cila vazhdon: “Pas 8 vjet qeverisje të dështuar të Edi Ramës, qytetarët e kanë kuptuar se ky asfalt elektoral nuk u përmirëson jetesën, por siç thanë edhe banorët, ka sjëllë më shumë probleme nga bllokimi i kanalizimeve”.

Kandidatja e PD u tha banorëve të zonës se e ka kallëzuar në SPAK këtë krim elektoral.

“Ftoj SPAK-un të hetojë pa vonesë këtë shkelje të ligjit, që dënohet nga 1-5 vjet burg. Ftoj qytetarët që në 25 Prill të dalin e të votojnë për ndryshimin, në mënyrë që çdo abuzues, duke nisur nga Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Erion Veliaj dhe kushdo të shkojnë para drejtësisë”– u shpreh zonja Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *