Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Do marrim masa drastike ndaj kontrollorëve ajrorë, u bëj thirrje t’i kthehen punës


Gjatë konferencës për shtyp ministrja e Infrastrukturës Balluku i bëri thirrje Metës që të shprehet për situatën e krijuar duke theksuar se nga greva e kontrollorëve ajrorë në vend është cenuar siguria kombëtare e vendit.

Po kështu ajo lajmëroi marrjen e masave ligjore ndaj kontrollorëve si dhe u bëri thirrje atyre që të kthehen në vendet e punës për të përmbyshur detyrimet e të rikthimin e normalitetit.

“I kërkoj Presidentit të Republikës që të shprehet publikisht për këtë situatë. A mundet shteti të kompensojë punonjësit kur shteti nuk i ka futur kurrë duart. Meta i di mirë të gjitha pasi edhe i ka takuar kontrollorët ajrorë. Meta i ka të gjitha të dhënat, i ka edhe pagat para 2020, edhe sot. A mundet shteti të kapet peng nga një grup njerëzish që të kërkojnë të marrin 15 rroga sa ç’merr një shqiptar? 4 mijë e 400 dollarë, për një person, do të ishin njësoj sa 14 shqiptarë. Dikush mbrëmë gjatë negociatave kishte thënë, poe 60 jemi ne nuk u bë nami. Jo, ju doni sa 600 shqiptarë. Ne do na duhet të marrim disa masa ligjore të cilat nuk janë të mira as për punonjësit dhe as për navigikimin ajror në vend. Dialogu ka qenë i vijueshëm me kontrollorët prej disa kohësh. I kemi paraqitur të gjithë skenarët sesi do vijohej me trafikun ajror në bazë të numrit të fluturimeve. Kjo situatë rëndon çdo qytetar të Shqipërisë cënon sigurinë kombëtare. Do marrim masa të shtetit ligjor dhe u bëj thirrje kontrollorëve që të kthehen në detyrë dhe të stabilizojnë situatën dhe të bëjnë detyrën për të cilën janë paguar gjithë këto vite.”– tha Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *