Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Ulja e pagave të punonjësve për shkak të uljes me 57% të trafikut ajror në vitin 2020-2021


Ministrja e Infrastrukturës ka deklaruar sot se ulja e pagave të punonjësve ka ardhur për shkak të uljes së trafikut ajror me 57% gjatë vitit 2020 dhe tre muajve të parë të vitit 2021.

Deklarata e ministres erdhi pas grevës së kontrollorëve ajrorë gjë që ka çuar edhe në pezullimin e fluturimeve.

“Duke u përballur me këtë lloj problematike, pra uljen e trafikut ajror, Këshilli Mbikëqyrës ka rishikuar pagat pasi paratë për Albcontrol vijnë nga fluturimet. Me to mbulohen pagat dhe investimet si dhe kostoja e mirëmbajtjes. Kostot operative janë ulur për shkak të uljes së fluturimeve. Trafiku ajror në vitin 2019 që ka qene viti i fundit i rregullt për sa i përket fluturimeve kanë operuar me 260 mijë avionë. Trafiku ka rënë me 5% në vitin 2020 si dhe në tre muajt e parë të vitit 2021. Prej 14 muajsh punonjësit përpunojnë 43% të trafikut normal. Duke oasur parasysh se shteti nuk ka involvim financiar në Albcontrol nuk merr të ardhura në Albcontrol dhe nuk i ka dhënë asnjëherë asnjë qindarkë sipas edhe konventave ndërkombëtare. Deri në vitin 2019, kontrollorët kanë pasur rroga deri në 4.4 milionë lekë. Sot ata janë në nivelin e pagave rreth 2.5 milionë lekë të vjetra.” – tha Balluku.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *