Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Peqin: Do rikthehem në kullën e Sahatit si kryeministër, ndryshimi po vjen


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Peqin, në kuadër të takimeve të fushatës së tij elektorale.

Gjatë fjalës së tij, Basha bëri premtimin se do të rikthehet sërish në Peqin, si kryeministër i Shqipërisë.

Ndërsa fliste me në sfond sahatin e qytetit, Basha premtoi se do të mundësojë paga më të mira, subvencione për fermerët, ndihmë ekonomike për familjet në nevojë dhe arsimim më të mirë.

“Me djemtë dhe vajzat e Peqinit, brenda automjeteve në një nga autokolonat më të gjata të fitores, të ndryshimit.

Për vite me radhë kam patur nderin të jem në mesin tuaj, si deputet i qarkut të Elbasanit pra dhe si deputet i Peqinit.

Bashkë njihemi, edhe sepse jemi takuar shpesh por edhe sepse na kanë lidhur hallet, problemet, sfidat, planet, zgjidhjet… dhe sa herë që marr rrugën nga Tirana në Elbasan, sa herë që distance midis qendrës së Tiranës dhe kullës së Sahatit të Peqinit, është bërë katër herë më e shkurtër për shkak të Tunelit të Elbasanit, kujtoj se sa e pandalshme është fuqia jonë kur jemi bashkë.

Unë s’kam ardhur sot t’ju flas për punët që kemi kryer bashkë në të kaluarën, frytet e të cilës i gëzon edhe PEqini. Nuk kam ardhur t’ju flas dhe t’ju mësoj se edhe Peqini e ka Tiranën shumë më afër se ç’e kishte ëndërruar më përpara, nuk kam ardhur t’ju flas se ashtu siç ju premtova në fushatën tonë në 2009-ën se ne do t’i hiqnim vizat e shumë prej jush iu dukej si një premtim i parealizueshëm dhe sot ja ku jemi, çdo shqiptar, çdo qytetar i qytetit tuaj, çdo banor i Elbasanit lëviz pa viza në Europë.

Sot kam ardhur t’ju them se 8 vite u aka ulur kokën Edi Rama me bandat e tij, 8 vite ju ka keqtrajtuar, ju ka fyer, ju ka marrë nëpër këmbë.

Njerëzit që duan të punojnë me punën e ndershme, në një zonë kaq të bukur siç është Peqini, ku papunësia, janë shkatërruar ekonomitë familjare dhe janë larguar mijëra të reja në emigracion. Sot kam ardhur t’ju them që të bëhemi edhe njëherë bashkë, dita e ndryshimeve po afron, Peqini do ndryshim, Shqipëria do ndryshim. Ndryshimi që po vjen është rruga që po do ecim bashkë, të çojmë Shqipërinë në Evropë, të ketë subvencione për fermerët, pagat të jenë dinjitoze dhe asnjë bir apo bijë Peqini s’do të emigrojnë. Do të mundohemi që të gjithë jetën e vet ta kalojnë këtu, në Peqin e dashur.

Ata që kanë zaptuar ekonominë, i kanë orët e numëruara. Ai u ka gënjyer tetë vite, nuk mund ta votosh edhe 4 vite të tjera. Atij njeriu i mbyllet dera në fytyrë, i thuhet boll më. Bashkohuni rreth Partisë Demokratike, për t’i sjellë ndryshimin Peqinit. Katër vitet e ardhshme do të jenë ditët e një ndryshimi rrënjësor për Peqinin, dëshpërimi, heshtja që kanë pllakosur do të merren fund. Këtu do të kthehem tek Kulla e Sahatit, për si kryeministri juaj, për të mundësuar ndryshimin që do të ketë e gjithë Shqipëria. Nga të rinjtë e të rejat, tek pensionistët. Familjet me ndihmë ekonomike do e ndjenë ndryshimin, që ndryshimi të ndodhë duhet të zbatohet plani ekonomik. Ndryshimi do të vijë, se paratë e oligarkëve do të kthehen tek ju, me punësim, rritje pagash. Ju përsëris, do të ketë amnisti që ditën e parë. Ne do të rikthejmë shpresën, besimin, gëzimin në shtëpinë tuaj. Fitore!”– u shpreh Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *