Vendosni fjalën kyçe....

Basha nxjerr videon me të rinjtë: Ka shkuar në 60 mijë numri i të rinjve vullnetarë që mbështesin PD-në, ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka publikuar këtë mëngjes një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me disa të rinj.

Ai nuk ngurron t’i falenderojë për punën që ata bëjnë si vullnetarë që mbështesin fushatën e partisë së tij.

Basha thotë se në të gjithë Shqipërinë, janë 60 mijë të rinj vullnetar që mbështesin Partinë Demokratike. Sipas tij, ndryshimi do të ketë pikërisht fytyrën dhe energjinë e të rinjve.

“Sot kam një lajm të mrekullueshëm. Kur isha në makinë duke ardhur tek takimi, më thanë që numri i vullnetarëve, në nivel vendi kaloi 60 mijë. Megjithatë gjithsecili prej jush është i çmuar në vetvete! Kështu që ju falenderoj nga zemra për punën që po bëni dhe ndryshimi do të ketë fytyrën tuaj, do të ketë energjinë tuaj, e do të ketë dëshirën tuaja! Faleminderit shumë për punën!”– shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *