Vendosni fjalën kyçe....

Bllokimi i Rinasit – Ambasada Amerikane kërkon zgjidhje urgjente dhe futjen e ushtrisë


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka marrë kontakte urgjente sot me Ministrinë e Mbrojtjes, pas bllokimit absolut të aktivitetit në aeroportin e Rinasit.

Arsyeja e marrjes së këtyre kontakteve lidhet me rrezikun potencial që paraqitet me disa fluturime që do të kryhen nga Shtetet e Bashkuara me avion dhe logjistikë ushtarake të parashikuara këtë fundjavë.

Logjistika dhe teknologjia ushtarake që pritet të dislokohet këtë fundjavë ka lidhje me përgatitjen e një prej stërvitjeve më të rëndësishme të NATOS-s, DEFENDER – Europe 21.

Stërvitja do të përfshijë pjesëmarrjen e afro 30 mijë trupave nga 26 shtete. Në Shqipëri do të kalojnë 6 mijë trupa dhe do të dislokohet rreth 20% e kapaciteteve ushtarake që do të marrin pjesë në këtë stërvitje.

Stërvitja do të nisë pas tre javësh. Por një pjesë e logjistikës ushtarake vjen paraprakisht. Dhe këtë fundjavë pritet ardhja e disa avionëve ushtarakë amerikanë. Më tepër se vaksinat të cilat mund të importohen në Shqipëri edhe nëpërmjet rrugëve tokësore nga Kosova apo gjetkë, problem paraqitet bllokimi i dislokimit të trupave amerikanë në kuadër të kësaj stërvitjeje.

Aktualisht kryeministri Rama është në kontakte me palën amerikane dhe nuk përjashtohet marrja e masave drastike, si arrestimi i një pjese të kontrollorëve dhe kalimi i aeroportit të Rinasit në kontroll të ekspertëve ushtarakë të Aviacionit.

Precedent ky që ka ndodhur edhe në Spanjë në vitin 2010 (lexo këtu)./ Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *