Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Lefter Maliqit: Kandidatët e PS-së në Berat të përçarë, po japin lekë për vota


Kandidati i LSI-së për deputet, Lefter Maliqi ka denoncuar blerjen e votave nga kandidatët e PS-së në qarkun e Beratit.

Në një deklaratë për mediet, Maliqi ka deklaruar se kandidatët socialistë janë të përçarë dhe po vuajnë për të mbledhur vota dhe po u bëjnë shantazh dhe presion qytetarëve.

Megjithatë ai u shpreh i bindur për një fitore të opozitës së bashkuar, duke bërë dhe një parashikim se sa mandate merr secila parti.

“Presionet dhe shantazhet nuk i ha më populli. Unë jam i bindur për një fitore spektakolare e opozitës së bashkuar. Administrata është e zhgënjyer, socialistët janë të zhgënjyer. Kështu që ky ndryshim do të ndodhë se nuk bën.

Dua t’ju bëj thirrje të gjithëve se këto lekë, që se shpejti do të bëj edhe denoncim publik, që po ofrojnë kandidatët e PS-së, të cilët janë të përçarë dhe vuajnë për të marrë votat për të thyer hersin. Popullit po i bëhet thirrje të marrin ato lekë, sepse janë lekë krimi dhe votën ta japin me ndershmëri ku duhet.

Në Berat rezultati del i thellë. LSI 4 mandate, PD 2, duke e lënë PS me një mandat. Nuk kanë asnjë shans për të marrë mandat sepse i kanë zhgënjyer.”– u shpreh Maliqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *