Vendosni fjalën kyçe....

Hungaria lehtëson masat anti-covid pavarësisht rritjeve të numrit të viktimave


Hungaria ka nisur të rihapë dyqanet dhe të rikthejë shërbimet tjera, pasi më shumë se një çerek i popullsisë është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Megjithatë, disa ekspertë shëndetësorë kanë bërë thirrje për vëmendje pasi ky shtet ka regjistruar ditën me më së shumti viktima me koronavirus, prej kur ka shpërthyer pandemia.

Autoritetet kanë raportuar 311 vdekje të lidhura me koronavirus më 7 prill, duke e çuar në 22,400 totalin e viktimave me këtë virus.

Ky shtet ka regjistruar gati 700,000 infektime prej shpërthimit të pandemisë, me më shumë se 12,000 pacientë ende nëpër spitale, dhe mbi 1,400 nëpër ventilatorë.

“Shpresojmë se do të ketë rënie të lakrores në të ardhmen, të dhënat na japin shpresë, mirëpo shifrat janë ende shumë të larta”, ka thënë shefja mjekësore në Hungari Cecilia Muller.

Meller u ka thënë gazetarëve më 7 prill se shifra e lartë e viktimave këtë ditë është edhe për shkak të vonesave në raportime nga disa spitale për shkak të Festës së Pashkëve.

Dyqaneve që janë hapur nga 7 prilli, u është kërkuar të punojnë vetëm me numër të kufizuar të konsumatorëve.

Restorantet janë hapur vetëm për shërbimet “merre me vete”.

Ora policore, që është zbatuar nga muaji nëntor, tani fillon me dy orë vonesë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *