Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kontrollorëve i kam kërkuar të vijonin punën, qeveria ta zgjidhte me dialog dhe jo me presion


Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nga Vlora në një konferencë për shtyp për situatën e krijuar nga punonjësit e Albcontrol të cilët kanë dalë në grevë duke bllokuar fluturimet në Rinas.

I kam bërë me dije kontrollorëve që të vijojnë punën me përgjegjshmëri për kontrollin e hapësirës ajrore. Në çdo kohë duhet të garantohet puna dhe kontrolli me cilësi”-deklaroi Meta.

Më tej Kreu i Shtetit shtoi se në mënyrë zyrtare i ka kërkuar qeverisë që ta zgjidhë problematikën me dialog.

U kam thënë do vazhdoni punën pavarësisht nga cënimi i të drejtave tuaja. Kam kërkuar zyrtarisht që organet dhe qeveria t’i japin zgjidhje me qetësi dhe dialog kësaj problematike të krijuar edhe për shkak të situatës së pandemisë. Qeveria nuk mori asnjë masë por vijoi të bënte presion”-tha Presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *