Vendosni fjalën kyçe....

Meta për situatën në Rinas: Ftoj Qeverinë, kontrollorët dhe ndërkombëtarët të gjejmë një zgjidhje


Presidenti i Republikës, Ilir Meta nëpërmjet një deklarate për shtyp nga Vlora për situatën e krijuar nga greva e kontrollorëve në Rinas ka ftuar në një dialog të përbashkët palët së bashku me vendet e NATO-së për të gjetur një zgjidhje.

Meqenëse jemi në këtë situatë unë do ftoj kryeministrin, e ftoj ministren, ftoj sindikatën të bëjmë, meqë jemi në kushte pandemie, ftoj dhe përfaqësuesit e vendeve të NATO-s, SHBA, BE dhe të institucioneve europiane të kontrollit ajror, ndaj të cilave kemi detyrime. Siç iu kam thënë edhe kontrollorëve, për shkak të pandemisë, duhet të jeni realist tek zgjidhja. Paga sa vendet e rajonit duhet të japim, që siguria kombëtare të mos cenohet. Tensioni është marrëzi. Ftoj ambasadorët e huaj që të bëjmë konferencë online dhe të gjejmë zgjidhje.”-tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *