Vendosni fjalën kyçe....

Policia dhe Ushtria zbarkojnë në zyrat e Albcontrol


Forca të Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake kanë shkuar jashtë ambienteve të zyrave të Albcontrol në Rinas në vijim të situatës së krijuar pas grevës së kontrollorëve të këtij institucioni.

Forca të repartit FNSH kanë krijuar perimetrin e sigurisë në godinë për shkaqe sigurie.

Puna në aeroportin e Rinasit është pezulluar për shkak se 65 kontrollorë të Albcontrol janë në grevë duke sjellë ndërprerjen e të gjitha fluturimeve nga dhe për në aeroportin e vetëm të Shqipërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *