Vendosni fjalën kyçe....

Premtimi i Bashës: Për të paguar 110 milionë eurot e Becchetti-t do sekuestrojmë pasuritë e politikanëve të korruptuar


Kreu i PD-së tha sot se qeveria e re do sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar për të paguar dëmshpërblimin 110 milionë euro ndaj biznesmenit Francesco Becchetti.

Po kështu ai theksoi se një shumë e tillë mund të përdorej për rimbursimin e shqiptarëve të prekur nga Covid-19 e që nuk u ndihmuan nga shteti.

“Ato 110 milionë euro që do i paguhen Becchetit-t, mjaftojnë dhe teprojnë për të paguar shqiptarët. Faturat si të Beçhetti-t do t’i paguajmë duke sekuestruar pasuritë politikanëve të korruptuar. Sot që flasim, qeveria ul numrin e të infektuarve me COVID, po ashtu dhe të atyre që ndahen nga jeta për shkak të Covid. Qëllimi është që përhapin një realitet të rremë. Shumica dërrmuese e qytetarëve përfundojnë në borxh, apo i shtrijnë dorën të afërmeve apo fëmijëve të tyre emigrantë. Në këtë momente që flasim po finalizojmë një plan që po hartohet në bashkëpunim me ekspertët tanë të financave dhe të Shëndetësisë, dhe do të bëjmë të mundur rimbursim të shpenzimeve për familjet shqiptare. Ata kanë shkrirë kursimet e jetës për të luftuar virusin dhe s’do ta ngrenë dot buxhetin. Ndaj do të ndalen lekët që shkojnë për oligarkët.” – theksoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *