Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e kontrollorëve në Rinas, TIA: Janë prekur dy fluturime sot


Dy fluturime në Rinas janë prekur sot nga protesta e kontrollorëve. Tirana International Airport ka njoftuar se nga ora 09:23 deri në 09:55 janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror.

Janë prekur dy fluturime: Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë.

“Sot, më 7 Prill 2021, nga ora 9.23 deri në ora 09.55, orë lokale, janë ndërprerë operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për shkak të mungesës së stafit në Agjencinë e Trafikut të Kontrollit Ajror.

Dy fluturime janë prekur nga ky fakt, Aegean Airline me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, që do të ketë 40 minuta vonesë. Aegean Airline është kthyer sërish në Athinë. Operimet kane rifilluar në 09.55 dhe Aegean pritet të riniset për të sjellë pasagjerët në Tiranë.”– njofton TIA.

Ditën e djeshme 65 kontrollorë AlbControl në Rinas u futën në një protestë në heshtje, pasi kishin firmosur deklaratë për paaftësi në punë për shkak të stresit që po përjetojnë në punë, ndikuar edhe nga pandemia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *