Vendosni fjalën kyçe....

Shiu shtyn me një ditë punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH: Sot rruga do jetë e lirë


Reshjet e shiut janë bërë shkak për shtyrjen e nisjes së punimeve për riparimin e shtresave asfaltike në aksin “Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se nisja e punimeve shtyhet për nesër dhe se vijimësia e tyre do të jetë në varësi të kushteve të motit.

“Në vijim të njoftimit të mëparshëm, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se për shkak të reshjeve të shiut punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin ‘Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit’ të parashikuara për të filluar në datë 7 prill 2021, do të shtyhen për ditën e nesërme datë 08 prill 2021.

Vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.”– thotë ARRSH në njoftimin për mediet.

Ndërkohë autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për mjetet dhe qarkullimi do të realizohet në një korsi gjatë periudhës kohore të punimeve, por mund të përdoren edhe rrugët dytësore.

“Ndërkohë, autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për qarkullimin e mjeteve.

Sqarojmë se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë peridhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime te tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU etj.

Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!”- thotë ARRSH.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *