Vendosni fjalën kyçe....

“Vaksinimi s’e parandalon valën e tretë” – Gjermania paralajmëron tjetër karantinë


Fushata e vazhdueshme e vaksinimit në Gjermani nuk do të jetë e mjaftueshme për të ndaluar valën e tretë të pandemisë Covid-19, ka paralajmëruar ministri i Shëndetësisë Jens Spahn, duke u kërkuar rajoneve të kthehen në masat e bllokimit nëse është e nevojshme.

“Vaksinimi nuk parandalon valën e tretë, vala e tretë po rritet.” –  tha ministri ndërsa vizitoi një nga qendrat e vaksinimit në Berlin të hënën, pas pushimeve të Pashkëve.

Spahn përshkroi gjithashtu situatën në njësitë e kujdesit intensiv të Gjermanisë si ‘shqetësuese’ dhe tha se numri i njerëzve të trajtuar atje u rrit në më shumë se 4,000 gjatë fundjavës së Pashkëve.

Më shumë se gjysma e tyre janë në ventilim. Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë distancimin dhe kontaktet kryesisht ‘në sektorin privat, në shkolla, në punë kudo që është e mundur’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *