Shumë komente ka patur për lepurushin që shoqëroi presidentin amerikan Joe Biden, në fjalimin e tij për festën e Pashkëve.
E për të gjithë ata që janë kuriozë, ai ishte nënkoloneli Brandon Westling, një ndihmës ushtarak i Forcave Ajrore të SHBA-së, i cili mban dhe kodet bërthamore.
I diplomuari i Akademisë së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara mbajti çantën mbi 20 kilogramë të premten, kur Joe dhe Jill Biden u larguan për të kaluar fundjavën e Pashkëve në Kampin David.
Çanta përmban kodet bërthamore të presidentit dhe udhëton me komandantin e përgjithshëm kudo që ai të shkojë. Çanta lejon presidentin të autorizojë përdorimin e armëve bërthamore të vendit në çdo kohë.
Por të hënën e Pashkëve, Biden i dha atij një detyrë aspak të zakontë, të vishet si Lepuri i Pashkëve. Pasi fjalës së Biden në ballkon, Westling i veshur me kostumin e lepurit, hyri në mes të presidentit dhe gruas së tij duke tundur duart para kamerave.
Por Westling ishte vetëm një nga dy lepujt që u vunë re në Shtëpinë e Bardhë të hënën, pasi një tjetër lepur femër vrapoi për të ofruar dhurata për stafin dhe mediat ashtu, gjatë konferencës së përditshme për shtyp të zëdhënëses Jen Psaki. Ajo më vonë hoqi kokën dhe zbuloi se ishte ndihmësja për shtypin, Meghan Hays.