Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Bllokimi i Rinasit plan i organizuar, do qëndronte i mbyllur deri ditën e fundit të zgjedhjeve


Ministrja e Energjisë tha para pak çastesh se sot nisin fluturimet thelbësore ndërsa nga mëngjesi i së nesërmes edhe fluturimet për të gjithë qyterarët.

Gjatë një konference për shtyp nga Aeroporti i Rinasit, Balluku, tha se sipas informacinoeve të deritanishme bëhet fjalë për një plan të organizuar për mbylljen e aeroportit deri në ditën e fundit të zgjedhjeve.

“Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një plan i organizuar për të pasur një bllokim deri në ditën e fundit të zgjedhjeve. Megjithatë janë marrë të gjitha të dhënat në këto momente për të bërë një verifikim edhe më të thellë të kësaj situate dhe për të arritur në përfundimet e duhura. Rëndësi ka që trafiku ajror ka rifilluar punën.” – tha Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *