Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Nuk premtojmë mrekulli, duam të kthejmë normalitetin


Drejtuesi i fushatës së PD-së në Elbasan, Gazment Bardhi, ka deklaruar se forca politike e tij nuk premton mrekulli.

Ai thotë se PD-ja ka dalë në fushatë për të kthyer normalitetin.

“Kur ndamë zonat e marrjes në përgjegjësi, Qaniu më kërkoi pikërisht këtë lagje se tha, i kam njerëzit e mi dhe dua t’u rri në krah para dhe pas fushatës. Unë e shoh që vendimin ju e paskeni marrë. Përgjegjësia jonë në raport me besimin e secilit prej jush vjen me 26 prill e mbrapa. Po e thamë fjalën, do duhet me i qendru. Në këtë fushatë kemi vendos të mos dalim para njerëzve e të flasim gjëra që nuk i bëjmë dot. Do ishim të pavërtetë nëse do premtonim mrekulli këtu. Dhe pas 4 vitesh të vimë e të themi, nuk i bëmë dot se kështu gjetëm ca borxhe në qeveri, po na jepni votën se do i bëjmë herën tjetër. Nuk ka më herë tjetër. Nuk ka më shans Shqipëria e këta djemtë e rinj që janë këtu, e brezi im. Prandaj në këtë fushatë ne kemi dalë me angazhimin për të kthyer normalitetin. Më mirë vij këtu, jam i vërtetë e them do bëj 3 gjëra, se sa të premtoj 300 e mos të bëj asnjërën. Nuk keni më mundësi, kohë e nerva me duru sërish këtë lloj modeli, që vjen këtu, merr besimin tuaj dhe e shndërron në mirëqënie për vete”- u shpreh Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *