Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Gjirokastra ku ndodhet për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv, lidhur me bllokimin e fluturimeve në Rinas për shkak të mungesës së kontrollorëve në punë.
Rama tha se është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme, pasi dje është humbur ngarkesa e radhës e vaksinave anti-COVID që pritej të mbërrinte në vendin tonë.
“Është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme, pasi ne kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave. Dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte ku çdo sekondë e minutë vlen vlen dhe ne nuk po lëmë minuta pa shfrytëzuar. Kjo është jo pak po e sigurt, se nuk ka shans që forca të verbra të së shkuarës që duan me çdo kusht, të marrin peng të ardhmen e të na ndalin në këtë proces. I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar”– ka deklaruar kryeministri Rama.