Një nga kontrollorët Pirro Lako, i cili është liruar pas marrjes në pyetje nga policia, ka folur në një prononcim për mediet mbi shoërimin.
Zotëria tha se ndodhej në polici prej orës 23:00 të mbrëmjes së kaluar ku kishte plotësuar një deklaratë për veprimet e kryera. Mes të tjerash ai shtoi se policia i kishte sekuestruar telefonin, por pa i bërë me dije arsyen.
Çfarë tha kontrollori?
Sa orë qëndruat i shoqëruar në Drejtorinë e Tiranës?
Lako: Që nga ora 11 e darkës.
Çfarë ju komunikua?
Lako: Thjesht për një pyetje, plotësoni deklaratën për veprimet tona, pse deklaruam paaftësinë. Mua më bënë pyetje të thjeshta, thjesht më kanë mbajtur telefonin, nuk e di pse. Nuk e di a kanë të drejtë ta hapin telefonin dhe ta mbajnë, por aty jemi pambrojt.
Firmosët diçka?
Lako: Firmosa deklaratën dhe një procesverbal për telefonin.
Telefoni është aktualisht i sekuestruar?
Lako: Po i sekuestruar. Nuk e di, nuk është se të thonë shumë, thjesht do kalojë në prokurori.
Kontrollorët e Albcontrol hynë në grevë ditën e djeshme duke kërkuar përmirësim të pagave të tyre dhe kushte më të mira pune, pas stresit që ndienin për shkak se pagat u ishin ulur si pasojë e pandemisë.
Greva e 65 kontrollorëve të Albcontrol ka pezulluar punën në aeroportin e Rinasit, duke ndërprerë fluturimet.