Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj fajësonpër grevën e kontrollorëve në Rinas presidentin e vendit Ilir Meta, ish-kryeministrin Sali Berisha si dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.
Përmes një postimi në “Twitter”, Veliajn e ka krahasuar grevën që ka bllokuar fluturimet në Rinas me një pushtim të vendit.
Ai përmend 7 prillin e vitit 1939 ku Italia pushtoi Shqipërinë gjatë luftës së Dytë Botërore.
Veliaj thotë se një herë pushtimi erdhi nga porti, e sot nga aeroporti.
“Normal, 7 Prill – ç’datë më të gjetur për të tradhtuar Shqipërinë, njëherë pushtim nga porti, sot nga aeroporti, Meta, Berisha, Basha.”- shkruan Veliaj.
Kontrollorët e Albcontrol hynë në grevë ditën e djeshme duke kërkuar përmirësim të pagave të tyre dhe kushte më të mira pune, pas stresit që ndienin në punë për shkak të uljes së rrogave të tyrenë krizën e pandemisë.
Greva e 65 kontrollorëve të Albcontrol ka pezulluar punën në aeroportin e Rinasit, duke ndërprerë fluturimet. 9 kontrollorëve janë shoqëruar në policinë e Tiranës.
Për të marrë situatën në dorë u detyruan të ndërhyjnë Forcat e Armatosura që morën në kontroll ambientet e Albcontrol.