Vendosni fjalën kyçe....

Nis puna për riparimin e autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH: Është devijuar trafiku në Vorë


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kanë nisur punimet në autostradën Tiranë-Durrës për riparimin e shtresave asfaltike. Sipas ARRSH-së, trafiku është devijuar në Vorë, por nuk ka probleme.

 Kanë filluar punimet për riparimin e shtresave asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës.
Në Vorë është bërë devijimi i trafikut pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve”- njofton ARRSH.

Kujtojmë se punimet do nisnin të mërkurën, mirëpo reshjet e shiut të mbrëmjes së të martës dhe mëngjesit të djeshëm, u bënë shkak për pezullimin e nisjes së punimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *