Vendosni fjalën kyçe....

Pekini ia kalon Nju Jorkut, tani është ai qyteti me numrin më të madh të miliarderëve në botë


Pekini tani është qyteti që ka më shumë miliarderë se çdo qytet tjetër në botë. Të paktën sipas raportit vjetor të revistës Forbes, për njerëzit më të pasur.

Sipas revistës, kryeqyteti kinez u shtua me 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani ka plot 100 të tillë, duke mundur qytetin e Nju Jorkut, ku ndodhet 99 miliarderë.

Nju Jorku është qyteti që ka qëndruar në krye të listës për shtatë vitet e fundit, por rritja e të pasurve të Pekinit e ka çuar atë në vend të dytë.

BBC shkruan se përmbajtja e pandemisë, rritja e firmave të saj të teknologjisë dhe e tregjeve të aksioneve e ndihmuan atë të fitonte vendin e parë.

Edhe pse Pekini tani ka më shumë miliarderë sesa Big Apple, vlera e kombinuar neto e miliarderëve të Nju Jorkut është 80 miliardë dollarë amerikanë më e madhe se ajo e homologëve të tyre në Pekin.

Banori më i pasur i Pekinit është Zhang Yiming, themeluesi i aplikacionit të “TikTok”-ut dhe shefi ekzekutiv i firmës mëmë të këtij aplikacioni “ByteDance”. Vlera e tij neto ishte dyfishuar në 35,6 miliardë dollarë. Mirëpo, banori më i pasur i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, ka një pasuri me vlerë 59 miliardë dollarë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *