Vendosni fjalën kyçe....

Përkeqësohet shëndeti i Alexei Navalny-t, humb ndjeshmërinë në këmbë dhe në duar


Shëndeti i liderit rus të opozitës Alexei Navalny po përkeqësohet dhe ai ka filluar të humbasë ndjesinë në këmbë dhe duar.

Të paktën kështu ka thënë avokati i tij, Vadim Kobzev, sipas BBC-së.

Navalny sipas avokatit ishte diagnostikuar me hernie diskale.

Javën e kaluar, Navalny filloi një grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbjet akute të shpinës dhe këmbëve që ai ndjente.

Avokati i cili vizitoi Navalny të Mërkurën, tha në një postim Twitter: “Aleksei po ecën vetë. Ai ndjen dhimbje gjatë ecjes. Është shumë shqetësuese që sëmundja po përparon qartë sa i përket humbjes së ndjeshmërisë në këmbët, pëllëmbët dhe kyçet e dorës “.

Temperatura e tij kishte rënë në 37C të mërkurën, pasi të hënën ishte me temperaturë. Sipas avokatit, Navalny po humbte 1 kg në ditë për shkak të grevës urie.

Ndërkohë Navalny tha një postim në Instagram, se autoritetet e burgut po e provokonin për ta detyruar të ndalte grevën e urisë, duke pjekur pulë pranë tij dhe duke vendosur ëmbëlsira në xhepat e rrobave të tij.

Shtëpia e Bardhë i ka konsideruar raportet për shëndetin e tij shumë shqetësuese.

Në fillim të kësaj jave, Navalny u zhvendos në një pavion në burgun e qytetit Pokrov me simptoma të një sëmundjeje të frymëmarrjes. Ai ishte ankuar për një kollë dhe temperaturë të vazhdueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *