Presidenti i vendit Ilir Meta ka shpërndarë sot në llogarinë e tij në Facebook, një analizë të publicistit Ndriçim Kulla.
Ai shprehet se shqiptarët do e tregojnë veten që janë popull shqiponjash më 25 prill, duke rivendosur sipas tij demokracinë.
“Një analizë brilante e publicistit të shquar, Ndriçim Kulla, që e fton të gjithë shoqërinë për një reflektim të thellë, për të kuptuar njëherë e përgjithmonë se: Fuqia e çdo qytetari në demokraci është vetëm vota e tij. Përndryshe, nëse e shet votën, nesër do të jesh një skllav i pushtetit.
Por shqiptarët do e tregojnë veten, që janë popull shqiponjash më 25 prill duke dërrmuar kapjen e shtetit dhe rivendosur demokracinë.”- shkruan Presidenti Meta.
Në shkrimin e shpërndarë nga presidenti, Kulla u bën thirrje qytetarëve që të mos tundohen nga “sekserët” e partive që kërkojnë t’u blejnë votën.