Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Çdo vendim i popullit është i drejtë, jam pengesa e vetme që opozita të bëjë ç’të dojë me qytetarët


Kryeministri Rama ka deklaruar nga Gjirokastra se çdo vendim që merr populli është i drejtë duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit.

Teksa prezantonte kandidatët për deputet të PS-së në këtë qark, ai iu rikthye akuzave ndaj presidentit dhe opozitës duke thënë se ai është pengesa e vetme mes tyre dhe qytetarëve.

“Çdo vendim që merr populli është i drejtë, ne duhet të flasim për ditë me ta dhe të kërkojmë votën jo për mua, por për ta bërë vendin të ardhmen tonë. E paimagjinueshme, por shumë domethënëse, u bllokua aeroporti, me pretendimin në dukje, jemi të stresuar se kemi pagat 2400 dollarë, por me qëllimin për të marrë peng popullin, për të krijuar kaos, për të bllokuar vaksinime që të krijohet një mjegull e madhe, si mund t’i bëhet kjo vendit. Ata nuk e kanë me mua, ata e kanë me ju, me njerëzit me vendin se duan që t’i rimarrin gjërat në dorë për t’ju kontrolluar juve. Unë jam pengesa mes jush dhe atyre. Unë jam pengesa që ata të bëjnë ç’të duan. Ne ata nuk i kemi përballë, por mbrapa, duke u përpjekur që të na kapin nga xhaketa që të na frenojnë na ngadalësojnë, por ne duhet të punojmë fortë se kush do ecë më parë.“ – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *