Vendosni fjalën kyçe....

Rama-Metës: Ilir, plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit dështoi, dokrrat me auditime vazhdoji me Leshkon në skutat e OFL-së


Kryeministri Rama ka shënjestruar presidentin Meta dhe ish-kryeministrin Berisha në një postim tijin në Twitter.

Kreu i qeverisë shkruan se plani i tij dhe Berishës e bllokimin e vaksinimit dhe rikthimin e rrumpallës në prag të zgjedhjeve ka dështuar.

Po kështu, Rama shkruan se dokrrat me auditime, Meta mund t’i vijojë në skutat e OFL-së me Leshkon e Leskon.

“Ilir kam një lajm të keq për ty: Vaksinat vijnë sot dhe fluturimet rifillojnë normalisht nesër! Plani yt me Saliun për bllokimin e vaksinimit e rikthimin e Rrunpallës në prag të zgjedhjeve dështoi! Dokrrat me reflektime e auditime, vazhdoji me Leshkon dhe Leskon në skutat e OFL.” – shkruan Rama.

Reagimi i kreut të qeverisë vjen pasi presidenti Meta urdhëroi KLSH-në që të nisë një audutim të plotë ndaj kompanisë Albcontrol pas situatës së krijuar në aeroportin e Rinasit ditën e djeshme.

Ditën e djeshme kryeministri Rama akuzoi Metën e Berishën si organizatorët e bllokimit të aeroportit të Rinasit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *