Vendosni fjalën kyçe....

Rama telefonatë me Muzhaqin, kërkon shkrirjen e LSI-së: Ca t’i integrojmë ne, ca po kthehen te PD-ja


Kryeministri Edi Rama tashmë i ka bërë të zakonshme telefonatat e tij me kandidatët për deputetë sa herë udhëton me makinë.

Sot pasdite, nga makina, Rama telefonon Bora Muzhaqin kandidaten për deputete në Tiranë ku ndër të tjera e pyet për aktivitetin e LSI-së në këtë qark.

Rama thekson se LSI-ja po shpërbëhet dhe pretendon se disa po kthehen në Partinë Demokratike ndërsa për pjesën tjetër i kërkon Muzhaqit t’i integrojnë në PS.

Biseda:

Edi Rama: Bora, si je Bora?

Bora Muzhaqi: Mirë kryeministër, si jeni

Edi Rama: Unë mirë jam, si shkon puna.

Bora Muzhaqi: Mirë, mbarova një takim me studentët. Vijojnë me mbështetjen e tyre, në fillim janë skeptikë, por ka dhe që duhet të afrohen, se fati varet

Edi Rama: Ç’të duhet politika? Po nuk u morre me politikë, merren të tjerët. Merret politika pastaj me ty. Po në territor?

Bora Muzhaqi: Në territor mirë. Zona gri, të pavendosurit po e kuptojnë se nga mërzia e pakënaqësia, vetëm mandati i tretë është garancia,

Edi Rama: Tani pakënaqësitë dhe mërzitë janë legjitime, duhet ta pranoni si fakt. Njerëzit kanë të drejtë të ankohen, për shumëçka që nuk ju ka ecur mbarë, por ka vetëm një rrugë, të vijojmë të ngjitemi me durim. Po këta ça bëjnë xhagajdurët e LSI?

Bora Muzhaqi: Me thënë të drejtën nuk i shoh, asgjëkundi, në terren. LSI në Tiranë po humbet përditë. Ata që ishin gënjyer me ndonjë vend pune po i kthehen PD. E kuptojnë që s’janë të majtë.

Edi Rama: Një pjesë e tyre do kthehen tek PD. I kanë marrë, mbajtur peng me punë e me rroga e me zijafete, pjesa tjetër tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta të familjes tonë duhet t’i integrojmë sa më shpejt. Më 25 prill duhet t’u japim dërmen.

Bora Muzhaqi: Po shoh që po kthehen. Shoh rezultatet e vaksinimin, isha me pedagogë, dhe ndihen lirshëm për veten. Mësuesit po ashtu. Po i kthehen me entuziazëm punë. Vaksinimi po merret me me pozitivitet.

Edi Rama: Forca Bora, shkrije akullin. Të përqafoj fort e mirupafshim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *